Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçkas ka vizituar dje disa prej afganëve të strehuar në Qytetin Studenti.
Nga ky takim emocionues, ambasadorja Kim ka ndarë disa foto.
Kim shkruan se u emocionua kur një vajzë e vogël i dha një vizatim që kishte një lule. Për ambasadoren lulja ishte një gjest miqësie.
“Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures)“, – ka thënë Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post