Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar për mediat kosovare se çfarë kanë biseduar në “takimin urgjent” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Takim pune shumë i mirë konstruktiv pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që i kemi diskutuar. Siguria kibernetike, ka qenë tema e parë e diskutimit tonë dhe isha shumë i interesuar të marre vesh sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit”, tha fillimisht Kurti.
“Tema e dytë ka qenë sfidat e energjisë në muajt në vijim, ku KEK-u dhe KESH-i bashkëpunojnë ngushtë, gjatë veres u kemi dhënë energji elektrike në Shqipëri që të na ndihmojnë gjatë dimrit”, shtoi Kurti.
“E kemi njoftuar njëri-tjrin çfarë po ndodh në Shqipëri dhe Kosovë edhe në aspektin e politikave, dhe kapaciteve e sociale të krizës energjetike”, tha Kurti derisa shtoi se Kosova ka qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka futur masën e shpërblimit për qytetarët që kursejnë.
“Tema e tretë ka qenë përgatitjet në dritën e rifillimit të Procesit të Berlinit, kësaj here në dritën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak drejt mbledhjes së radhës të Procesit të Berlinit”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post