Ka përfunduar rreth orës 19:30 të kësaj të enjteje takimi i mbajtur në Tiranë mes kryetarëve të partive shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit Rama.
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ai i PDSH-së Ziadin Sela dhe ai i lëvizjes Besa, Bilal Kasami.
Burime nga ky takim janë treguar të rezervuara sa i takon temave të diskutuara, por janë mjaftuar duke thënë se takimi ka shkuar shumë mirë.
Maqedonia ndodhet në një ngërç politik pas zgjedhjeve të përgjithshme atje dhe duket se zgjidhja e këtij ngërçi është në dorën e partive shqiptare, të cilat janë të vetmet që mund të krijojnë ndonjë mazhorancë me dy partitë maqedonase.
Më herët, kryetari i Besës, Bilal Kasmi ka kundërshtuar qëndrimin në qeveri të Ali Ahmetit me Nikolla Gruevskin, ndërsa Ahmeti është shfaqur më i moderuar, duke mos dhënë asnjë sinjal se me kë do të bëjë koalicion.
Diskutime rreth kësaj post