Zbardhen disa mesazhe që kryedemokrati Lulzim Basha iu ka dhënë krerëve të degëve të Partisë Demokratike, në mbledhjen me dyer të mbyllura mbrëmjen e sotme në selinë blu.
Burime bëjnë me dije se gjatë këtij takimi ka patur krerë degësh, të cilët i kanë dalë kundër kreut të PD-së.
Një ndër ta është Dashamir Aliko i Gjirokastrës, i cili është shprehur: “Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje”.
Kreu i degës së PD-së Tropojë, Isuf Çelaj i është drejtuar Bashës duke i thënë se duhet të dalë vetë në terren për të kuptuar krizën e demokratëve.
“Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve“, ka thënë Çelaj.
Ndërkohë Basha u ka përsëritur edhe krerëve të degëve se për interesat e paraardhësit të tij, nuk do e bunkerizojë PD-në.
“Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama”, u ka thënë Basha.
Diskutime rreth kësaj post