Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rumun Klaus Iohannis udhëtuan për në Kiev të enjten ku u takuan dhe mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodmyr Zelensky.
Referuar “France24”, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se të katër liderët e mësipërm të pranishëm në Kiev, mbështesin idenë për t’i dhënë Ukrainës statusin kandidat “të menjëhershëm” në BE.
“Ne të katër mbështesim statusin e menjëhershëm të kandidatit në BE”, tha Macron.
Ai shtoi se Franca do të shtojë dërgesat e armëve në Ukrainë.
Diskutime rreth kësaj post