Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë i përbërë nga Zv. kryetarja e Kuvendit, Ermonela (Felaj) Valikaj, Blerina Gjylameti, Kryetare e Delegacionit të Kuvendit në KiE, dhe deputeti Kreshnik Çollaku, morën pjesë në Takimin e 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Jug-Lindore për Zgjerim, i cili u zhvillua në Budapest në 17 nëntor.
Përmes një postimi në rrjete sociale, deputetja dhe njëherësh Kryetarja e Delegacionit të Kuvendit në KiE, Blerina Gjylameti thekson se Shqipëria është duke hedhur hapa të rëndësishëm në përpjekjet e saj për një shoqëri më të zhvilluar, transparente dhe respektuese ndaj vlerave europiane.
“Me Zv. Kryetaren e Kuvendit të Ermonela Felaj Valikaj dhe kolegun Kreshnik Collaku nga Budapesti drejt Europës: Aspirata shqiptare për integrimin europian është një udhë e vështirë, por e frytshme. Sot, në takimin e krerëve të parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore. Shqipëria është duke hedhur hapa të rëndësishëm në përpjekjet e saj për një shoqëri më të zhvilluar, transparente dhe respektuese ndaj vlerave europiane. Ndërsa ecim në këtë rrugë plot sfida, mbrojmë me krenari identitetin dhe kulturën tonë, siç na kujtuan edhe z. Varhelyi dhe z. Fontana. Sot dhe gjithmonë, jemi vendosur për të përmbushur synimet tona europiane dhe për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve”, nënvizon Gjylameti.
Deputetja socialiste shprehet se në rrugën tonë drejt BE-së, bashkëpunimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor shërbejnë si kundërpeisazh i fuqishëm ndaj influencave destabilizuese.
“Shqipëria mbetet e angazhuar për një rajon të stabilizuar, ku vlerat europiane janë kornizë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, nënvizon deputetja Gjylameti.
Diskutime rreth kësaj post