Kryetari i Partisë Demokratike sapo ka përfunduar takimin me anëtarët e OSBE/OHDIR. Para gazetarëve Basha ka mbajtur fjalën e tij dhe ka ripërsëritur dhe njëherë se zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura dhe shprehet se zgjedhjet e fundit ishin masakër zgjedhore.
“U lodhët? Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Rekomandimi i dytë thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë. Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi. Nëse hiqet fjala Shqipëri nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos. Ky është një sistem kriminal që përbehet nga njerëz të tillë. Raporti thotë qartë në 5 rekomandimet se marrëveshja e 5 qershorit nuk është në përputhje me ato që rekomandon OSBE”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post