Deputeti Ervin Salianji ka komentuar takimin e Kryeministrit Rama me Kryeministrin Britanik Sunak në Londër dhe intervistat që Rama ka dhënë për mediat britanike. Në qëndrimin e Salianjit, Rama nuk ka bërë tjetër veçse ka rikthyer në media të gjitha akuzat për shqiptarët prapë nga fillimi.
“Këto janë turpe ku një Kryeministër i cili nuk ka dot në kontroll apo për më tepër e nxit kriminalitetin në vendin e vetë dhe e ka kthyer Shqipërinë, sipas raportit të DASH, në qendër operacionale për trafikun e kokainës, në vendburim për kanabisin, shkon aty dhe bën deklarata populiste. Askush prej qeveritarëve britanikë nuk e ka çështjen me Shqipërinë.
Janë shifrat ato që janë shqetësuese. Çfarë bëri Kryeministri me deklaratat e sotme? Riktheu në media të gjitha akuzat për shqiptarët prapë nga fillimi. Në përpjekje për të shmangur drejtësinë, Edi Rama u bëri dëm sot shqiptarëve. Pra nëse do të kishte një qasje serioze sot, Edi Rama duhet të kërkonte më shumë leje qëndrimi për shqiptarët, duhet të kërkonte lehtësim të procedurës së vizave për qytetarët shqiptarë, duhet të kërkonte që një pjesë e qytetarëve shqiptarë të cilët do të kthehen tani”, tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post