Faqja ‘Lolita Albania’ ka postuar një foto ku sipas tyre janë drejtorët e bashkisë Tiranë në një zonë VIP në aeroport. Kujtojmë se nesër, kryeministri Edi Rama do zhvillojë një takim me shqiptarët në Londër.
Mendohet se drejtorët e bashkisë, kanë shkuar në Londër për takimin e kryeministrit Rama.
Kujtojmë se prej kohësh opozita proteston tek bashkia e Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi e cilësojnë si të përfshirë në çështjen ”5D” dhe inceneratorin e Tiranës dhe ku janë arrestuar disa drejtorë për çështjen ”5D”.
Postimi:
I bëj thirrje SPAK-ut të merret me këta drejtorët e Bashkisë Tiranë që kanë mbetur jashtë akoma, se po i harxhojnë lekët tona për bileta dhe hotele luksoze. Dhe meqë ra fjala, pse kalojnë këta nga zona VIP e aeroportit?!
Diskutime rreth kësaj post