Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ftuar ditën e djeshme në ‘Be Caffe”, ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private dhe marrëdhënia me Besin.
Këngëtarja ka rrëfyer për publikun dhe takimin e parë me Ijen e Besit, një personazh tashmë shumë i njohur për publikun shqiptar.
Xhensila Myrtezaj: O ç’më ke kujtuar. O Zot. Unë asaj kohe kam qenë relativisht e vogël, mund të them edhe minorene, kështu që nuk i kemi pas hapat e konsoliduar. Kemi qenë thjeshtë shokë.
Besi më thotë, Xhensila do shkojmë të takojmë pak gjyshen time Ijen?
Ok, i them unë, ishim thjeshtë shokë asaj kohe.
Bes Kallaku: Ka një detaj të bukur. Unë marr Ijen dhe i them do sjell Xhensilën, se e dine Ija që shoqërohesha me të. Po të lutem, i thashë, mos i thuaj asnjë gjë asnjë njeriu. Dua të jesh vetëm ti ke shtëpia, as komshinjve askujt i thashë, se do vij me nusen e jetës.
Xhensila Myrtezaj: Futem në Bubq dhe aq napa të bardha të mbledhura bashkë ndonjëherë nuk kisha parë kurrë.
Të gjithë plakat e Bupqit ishin mbledh aty. I thashë Besit se mos ka ndonjë vaki a gjë? Sa afroheshim më shumë, aq më shumë njerëz.
Bes Kallaku: Kishte thirr krejt katundin Ija o vëlla. I thashë, ça ke bo mi Ije? Kanë ardh rastësisht, më tha. Dhe sa ka hy Xhensila në derë, u çuan plakat? “E hyni nusja në oborr…”
Xhensila Myrtezaj: Aty u konsolidua marrëdhënia jonë.
Diskutime rreth kësaj post