Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Takimi zgjati mbi një orë dhe u zhvillua te hotel “Rogner”, në kryeqytet.
Ndërkohë, pas takimit ish-deputeti dhe njëherë kreu i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për mediat, duke thënë se është diskutuar kriza politike në vend.
Sipas Kokëdhimës, në tryezën e takimit me Bashën është diskutuar mbi krizën dhe gjetjen e daljes nga kriza. Ndër të tjera, ish-deputeti tha se nuk do të mbështesë pazaret e partive të mëdha politike, duke futur këtu PD, PS dhe LSI.
“Nuk mbështes pazaret e partive të mëdha politike”, tha Kokëdhima./
Diskutime rreth kësaj post