Murati dhe Sindi kanë zhvilluar takimin 4 minutësh në studio ku kanë folur për përplasjet e Sindit me Julin dhe për refuzimin që i bëri Murati –Sarës.
Duket se Sindi ishte bërë xheloze dhe e pyeste vazhdimisht nëse i pëlqente Sara dhe Murati e pohonte pëlqimin për të, gjë që bëri Sindin të reagonte.
Murati: Ose të ka marrë malli shumë për mua ose ke diçka për të thënë.
Sindi: Kam diçka për të thënë.
Murati: Mezi po pres.
Sindi: Më bëri përshtypje dhe doja ta diskutoja me ty është Prime. Pothuajse të gjithë djemtë duan të flisnin, ti the se nuk e dije se cfarë po ndodhte. A e kuptove se çfarë po ndodhte?
Murati: Po.
Sindi: Ti ke thënë se nuk të pëlqen ana agresive e imja?
Murati: Po, por në Prime nuk ishe me nerva.
Sindi: U habite nga reagimi im?
Murati: Po, u habita pak.
Sindi: Ndryshon në njëfarë mënyrë gjykimi që ke për mua?
Murati: Jo, s’ka lidhje fare.
Sindi: Kam parë që refuzove dhe takimin me Sarën?
Murati: E refuzova se më zgjodhi pas 3-4 e ku e di sa njerëzve.
Sindi: Nëse do të zgjidhje të parin, do e pranoje?
Murati: Po. Më tha pas dy emrave, prandaj e refuzove.
Sindi: Po Sara të pëlqen?
Murati: Po, e bukur si pamje.
Sindi: Po mirë më shiko mua se po flet me mua.
Murati: Domethënë do dilje?
Sindi: Po.
Murati: Do mërziteshe ti?
Sindi: Nuk do më vinte dhe aq mirë.
Diskutime rreth kësaj post