Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i cili është mbështetës i kryedemokratit Lulzim Basha, është shprehur se nuk ka pasur asnjë takim sekret mes Enkelejd Alibeajt dhe Damian Gjiknurit, lidhur me reformën zgjedhore.
Komentet Agalliu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, ku tha se kanë qenë partnerët ndërkombëtarë që kanë ushtruar presion ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që kjo reformë të realizohet me konsensus.
Ai tha se edhe letra e sotme e nisur drejt OSBE nga dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknurit e Alibeajt, ishte në kuadër të këtij presioni të ndërkombëtarëve.
“Kjo është një shkresë që dy kryetarët e komisionit bipartizan kanë kërkuar atë që ndërkombëtarët e kërkojnë, Reformë Zgjedhore.
Është një mbështetje e jashtëzakonshme e aleatëve si SHBA dhe BE që vuri qeverinë nën presion, pasi ju e patë deri para pak ditësh Rama thoshte spyesim as për refromë zgjedhore, as komisione, mund ta bëjmë edhe vetëm thoshte.
Pra pa presionin e ndërkombëtarëve nuk mund të bëhen disa gjëra. Presioni i vazhdueshëm i ndërkombëtarëve ka bërë që sot të niset një shkresë e përbashkët.
Janë takime të cilat që kanë qenë publike, ka pasur edhe deklarata përkatëse. Këtu ka një komision të ngritur”, tha Agalliu.
Diskutime rreth kësaj post