Papa Françesku dhe kreu i Ortodoksisë ruse Kirill do të zhvillojnë takimin e parë historik më 12 shkurt në aeroportin e Havanës, bënë sot të ditur të dy kishat.
Ky është takimi i parë historik midis dy udhëheqësve kryesore të krishterë të Lindjes dhe të Perëndimit të ndara që prej Skizmës së Madhe të shekullit XI, një nismë e përshëndetur nga Vatikani.
“Selia e Shenjtë dhe Patriarkana e Moskës kanë kënaqësinë të njoftojnë se në sajë të dëshirës të Perëndisë, Shenjtëria e tij Papa Françesku dhe Shenjtëria e tij Patriarku Kirill i Moskës dhe i gjithë Rusisë do të takohen së shpejti më 12 shkurt”, referuar një komunikate të përbashkët.
Ky takim do të zhvillohet në prag të një vizite në Amerikën Latine të Patriarkut ku Kisha numëron 130 milionë besimtarë, dhe të udhëtimit të Papës në Meksikë me mbështetjen e 1,2 milionë katolikëve.
Diskutime rreth kësaj post