Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke dalë nga dera e garazhit të tij.
Teksa media e priti për orë të tëra që të dilte nga dera e pallatit ku banon, ai në orën 10:55 minuta u shfaq në gjykatë duke u futur nga dera e pasme.
Ndërkohë, mediat raportonin se Tahiri nuk kishte dalë ende nga banesa.
Ish-ministri del sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë.
Ditën e shtunë ai u la në ‘arrest shtëpie’ pas disa përgjimeve ku përmendet emri i tij.
Diskutime rreth kësaj post