Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi vizitoi policin e plagosur në spitalin ushtarak, ku po merr ndihmën mjekësore, shprehu mbështetjen për të e familjen përmes një statusi në fb.
Tahiri, duke përdorur shprehjen “bravo çuna”, për të cilën u komentua gjatë kur e artikuloi për herë të parë teksa RENEA ekzekutoi një person të armatosur 3 vite më herët, thekson autori do të përballet me ndëshkimin e ashpër ligjor.
“Nikolin Gjergji u plagos me armë në krye të detyrës, fatmirësisht pa rrezik për jetën. I uroj shërim të shpejtë. Jemi të gjithë me të dhe familjen e tij. Urime kolegëve të tij për arrestimin e autorit. Mori e do marri atë që meriton, dënimin më të ashpër ligjor #bravocuna”, shkruan ministri.
Diskutime rreth kësaj post