Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka sulmuar tërthorazi LSI-në, gjatë një takimi të zhvilluar sot me banorët në Paskuqan. Ish-ministri Tahiri tha se çdo sulmi dhe akuze do t’i përgjigjet me punë. Sipas tij, aleatët po shajnë qeverinë për ca vota më shumë.
“Për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet”.
Tahiri premtoi se në 18 Qershor zgjedhje do të ketë, dhe në këto zgjedhje do të votojnë qytetarët.
“Në 18 qershor vendosni ju, vendosin qytetarët dhe bëni gabim të mendoni se qeverisja e ardhshme vendoset në korridoret e qeverisë së madhe”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post