Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ish-anëtari i qeverisë Rama mësohet se do të pyetet në lidhje me çështjen e kërcënimit të rektorit Mynyr Koni.
Ky i fundit u përfol se u kërcënua pak ditë para zgjedhjeve për rektorin e Universitetit të Tiranës nga një grup personash që e hipën në mjetin e tyre.
Për të njëjtën çështje në prokurori do të pyetet më vonë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post