Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar zonat e përmbytura në vend. Ai ka qenë në Fushë Krujë ku ka parë nga afër situatën në lagjen ”Adem Gjeli”.
Ministri Tahiri kërkoi edhe një herë solidaritetin e të gjithëve për të përballuar këtë situatë të vështirë si dhe për të ndihmuar qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Për familjet e prekura nga përmbytjet, Emergjencat Civile kanë shpërndarë ndihma në ushqime dhe veshmbathje.
‘’Qeveria është në këmbë duke monitoruar situatën në të gjithë vendin për të parandaluar pasoja të veçantë. Po bëjmë një plan për të ardhmen që do të sjellë mos përsëritjen e përmbytjeve në këtë rajon dhe gjithë vendin.
Të tregojmë solidaritet që të parandalojmë pasojat që kanë pasur familjet që u prekën për shkak të përmbytjeve. Të shikojmë njeri tjetrin në sy dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë’’, tha ministri Tahiri
Tahiri ka ftuar edhe opozitën të bashkëpunojë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
‘’Unë nuk dua të merrem me opozitën. Opozita e ka bërë zakon që të merret me fatkeqësinë e njerëzve duke u përpjekur të prodhojë politikë me kapriçot e natyrës. Unë i bëj thirrje opozitës, nëse ka energji pozitive te bashkohet me ne për të ndihmuar qytetarët që sot kanë nevojën tonë.
Unë besoj se dhe opozita ka mundësi që të bashkohet me ne dhe të ndihmojmë të gjithë bashkë ata që kanë nevojë’’, theksoi Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post