Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë raportimit të saj para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka folur për rrjedhën e dialogut në Bruksel, raporton “Zeri.info”.
Gjatë këtij raportimi, Tahiri, e ka cilësuar historik dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se u shpreh e bindur që në fund të tij, Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Besojmë që Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës…. Dialogu i Brukselit është historik, për shkak të marrëveshjeve që janë arritur”, ka deklaruar ndër të tjerash Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post