Saimir Tahiri është shfaqur i shqetësuar pas kësaj seancë gjyqësore maratonë, teksa ka thënë se i vinte keq që njerëzit vuajnë dhe nuk marrin dot Drejtësi.
“Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj.
Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal!
E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet.
Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë”, deklaroi ai para gazetarëve duke thënë se nuk priste që trupi gjykues të merrte vendimin për vijimin e gjyqit ndaj tij.
Më parë, përmes avokatit të tij, Saimir Tahiri i kishte kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda pushimin e çështjes pse gjykimin e shkurtuar, por trupi gjykues vendosi të mos marrë në konsideratë asnjërën prej këtyre kërkesave duke vijuar gjyqin normalisht. /albeu
Diskutime rreth kësaj post