Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në një takim me banorët e Kombinatit, i premtoi atyre mbështetje të plotë për të kaluar vështirësitë që kanë për shkak të përmbytjeve.
Duke folur për këtë, ministri Tahiri tha se banorët kanë një mbështetje të plotë nga ana e qeverisë dhe ministrisë që ai drejton. Gazetarët e pyetën ministrin për deklaratat e fundit politike lidhur me një lëvizje të brendshme politike brenda PS-së dhe ministri Tahiri u shpreh se nuk ka kohë për lloqe pazari, por për punë konkrete.
Ministri Tahiri u pyet dhe për nismën e fundit të qeverisë për grumbullimin e armëve që qytetarët mbajnë pa leje. Ai e cilësoi këtë një objektiv madhor të qeverisë dhe një borxh ndaj qytetarëve.
“Jemi në një situatë ku rendi dhe siguria janë në nivelin më të lartë, duke e krahasuar me vitet e shkuara. Mendoj se qytetarët tashmë duhet të ndërgjegjësohen dhe të shohin tek policia partnerin e tyre ideal e ata që kanë armë pa leje t’i dorëzojnë. Do të doja që në këtë ditë të merreshim me banorët e përmbytur, por në kuadër të pyetjes suaj dua të them se për ata që dorëzojnë në mënyrë vullnetare armët nuk do të ketë pasoja ligjore. Këtë punën e armëve e kemi dhuratë nga qeveria e shkuar, por është një objektiv madhor që duhet ndërmarrë, prandaj dhe i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkëpunojnë”, tha Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post