Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.
Burime për Abc bëjnë me dije se Tahiri i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburguimit. Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit Salimir Tahiri është Pajtime Fetahu.
Të njëjtat burime konfirmojnë se ditën e nesërme Gjykata do të mblidhet në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale.
Diskutime rreth kësaj post