Ndërkohë që politika zien nga debati për pjesëmarrjen ose jo të PD-së në zgjedhje, Partia Socialiste e Tiranës nuk ka dilema për përballjen elektorale të 18 qershorit.
Strukturat e saj dhe deputetët janë angazhuar në gjithë zonat e kryeqytetit për të koordinuar elektoratin për fushatën e afërt.
Kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri ishte sot i pranishëm në degën e partisë në Farkë, e cila është një nga zonat ku PS synon të arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhje.
Ish-ministri i Brendshëm së bashku më koordinatorin e PS-së në Farkë, deputetin Vladimir Kosta kanë diskutuar me grupet e punës dhe strukturat e PS-së për maksimizimin e rezultatit në zgjedhjet e 18 qershorit.
Në takim janë ndarë detyrat konkrete për një fushatë sa më afër qytetarëve, larg arrogancës dhe modeleve të vjetra të partive të tjera.
Farka është një nga zonat ku gjatë viteve të kaluara PD-ja e ka cilësuar si bastion të saj. Por synimi i drejtuesve të partisë dhe deputetëve të deleguar është arritja e një fitore spektakolare.
Farka ka nisur e parë përgatitjet për zgjedhjet. Kjo gjë duket dhe në infrastrukturën elektorale që është ngritur nga socialistët dhe deputeti Vladimir Kosta.
Diskutime rreth kësaj post