Deputeti Saimir Tahiri ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen “Habilaj” të ardhur nga drejtësia italiane.
Në një prononcim për media, Tahiri tha se është i gatshëm për t’i shkuar drejtësisë deri në fund.
“Falenderoj prokurorët që pranuan kërkesën time për të pasur një hetim sa më të drejtë dhe të paanshëm.
Sot u paraqita me kërkesën time për t’i shkuar të vërtetës deri në fund me çdo mjet timin dhe me disiponilitetin.
Nuk kam ndërmënd ta bëj betejën time para jush apo ta kthej në një debat politik.
Unë betejën time e kam para drejtësisë dhe para shqiptarëve.
Do doja që atë që bëra para prokurorëve, nuk dua ta bëj këtu para jush.
Do t’i shkoj deri në fund të drejtës dhe të vërtetës sime dhe jam i gatshëm për këtë,” tha Tahiri.
Kujtojmë se një ditë më parë 4 oficerë të policisë gjyqësore kontrolluan banesën e ish-ministrit.
Diskutime rreth kësaj post