Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pasi gjykata shpalli fajtore ish-deputeten e PD, Jorida Tabaku. Gjykata ka vendosur se deklaratat e saj ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për ‘Unazën e Re’ kanë qenë jo të vërteta, ndaj është gjobitur me 500 mijë lekë të reja, të cilat do të shkojnë për “Fondin e Edukimit”.
“Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës. Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit. E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.
Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur. Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë”, shkruan Basha në reagimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post