Vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur të padëshiruar ish-kryeministrin Sali Berisha ka shkundur politikën shqiptare. Prej tre ditësh ky vendim vijon që të jetë kryefjalë e mediave dhe diskutimeve, pasi akuzat e amerikanëve ndaj Berishës janë vërtet të forta. Ish-kryeministri vendosi të kundërpërgjigjet duke paralajmëruar një padi ndaj Sekretarit Blinken, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se këtë gjë ia ka bërë George Soros me Ramën.
Pasi ish-kryeministri i shpalli luftë SHBA-ve, ndaj reagimeve të fundit në rrjetet sociale në profilin e tij nuk kanë munguar edhe komentet nga qytetarët, disa prej të cilëve hedhin akuza të rënda ndaj Sali Berishës. Ata shkruajnë se ish-kryeministri është fajtori kryesor i gjendjes së rëndë në Shqipëri gjithë këto vite.
Diskutime rreth kësaj post