Deputeti i PD-së Tritan Shehu paralajmëron “mrekulli” të tjera nga bashkëpunimi Rama-Alibeaj.
Shehu shkruan në një postim në “Facebook” se sesioni i ri parlamentar do të hapet nesër edhe më zi nga sa u mbyll i kaluari.
Duke iu referuar vendimit të Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve të tjerë nga grupi i PD, ai deklaron se Rama e “ushqen” pikërisht për të mbajtur në amulli grupin.
Sipas tij, në thelb të tilla veprime më shumë se çdo gjë cenojnë parlamentarizmin shqiptar, synojnë edhe t’i “tredhin” ligjvënësit, për t’i kthyer në “eunukët” e regjimit.
POSTIMI I PLOTË:
“Rama dhe pupaci i tij Alibeaj- minuesit e parlamentarizmit!
Nesër sesioni i ri do të hapet edhe më “zi” nga sa u mbyll i kaluari.
Një Kuvend që nuk respekton as rregulloren e tij, as ligjet, që vetë ka miratuar, as të drejtat e deputetëve, as Kushtetutën…
Një Kuvend që bllokon komisionet e tij…
Që bllokon iniciativat e deputetëve, dhe kur këto dënojnë gjenocidin serb në Kosovë.
Ku dhe Komisioni i Jashtëm lejohet të diskutojë vetëm për “krimbat e detit”!
Por ka dhe më keq..
Një Kuvend, që nën “shkopin e dirigjentit” e përkuljet e “pupacit” ka vetëm një qëllim, të shkatërrojë opozitën në parlament, ta përçajë atë, ta emërojë atë, përbërësit e saj.
Kjo edhe nëpërmjet debateve të shtirura e të parapërgatitura të Ramës me argatin, përçarësin e opozitës…një fare Alibeaj ky.
Por fatkeqësisht që nesër publiku do të njihet me “mrekulli”, të tjera, Rama-Alibeaj.
Letra të falsifikuara në emër të grupit të PD, të firmosura nga uzurpatori i pacipë i tij.
Që do të duartrokiten nga Rama&Co.
Me përjashtime e dënime të tjera deputetësh këto.
Në kundërshtim të plotë me rregulloren, Kushtetutën, demokracinë, të drejtat e deputetit.
Të sjella këto aty si skuth nga ai, që Rama e “ushqen” pikërisht për të mbajtur në amulli grupin tonë.
Jo PD-në, se aty nuk depërton dot as Rama, as “gjethja e tij e fikut”, e keqpërdorur në ekstrem…edhe për të fshehur ato çfarë ka ndën atë!
Në thelb të tilla veprime më shumë se çdo gjë cenojnë parlamentarizmin shqiptar.
Kuvendin tonë, e deformojnë thellësisht atë, përdhosin deputetët.
Këto synojnë edhe t’i “tredhin” ligjvënësit, për t’i kthyer në “eunukët” e regjimit.
Kjo me kontributin e çmuar të krye “enukut” të zi të Sulltanit.
Se sulltanët në histori kryeeunukun e tyre i kishin gjithmonë të Zi”, shkruan
Diskutime rreth kësaj post