Gjashtë vjet më vonë, Barça kthehet në vendngjarje. Sonte, ora 20:45, në “Stamford Bridge”. Tempulli i Chelsea pret një duel të lartë-fluturues. Skuadra e Ernesto Valverde duhet të jetë shumë e kujdesshme kundër Chelsea, sepse blutë e Londrës duken “me lëkurë qingji”, pas heqjes së “posterit” të tyre si kampionë të Anglisë, duke qenë 19 pikë prapa Manchester City në Premier League. Sidoqoftë, mos harroni se edhe Real Madridi është 17 pikë larg prej azulgranëve në La Liga, por tashmë kanë fituar përparësi në Champions, në raport me PSG-në, të cilin e mundi 3-1 në “Bernabeu”.
Liga e Kampioneve mezi jep hapësira për pesë minuta frymëmarrje. Gabim-dënimi është maksimal në rast shpërqendrimi, pothuajse vdekjeprurës. Dhe si kampioni aktual anglez, askush nuk i zë besë Chelsea të Antonio Contes në kampin katalanas. Në të njëjtën mënyrë, udhëtuesit presin që në “Stamford Bridge” Leo Messin të “ngjallet” dhe t’i japë fund magjisë, që e ndjek atë në ballafaqimet me “blues”.
Numri “10” i Barcelonës e ka si “gur në qafë” penalltinë e dërguar në tranversë, në gjysmëfinalen e vitit 2012. Ishte ndeshja e tij e tetë kundër londinezëve. Barcelona, e pamposhtur në fazën e grupeve, si Liverpool, Tottenham dhe Besiktas, e tillë edhe në La Liga, finaliste e Kupës së Mbretit, i ka të gjitha shifrat me vete. Por, jo ato të ballafaqimeve me Chelsea. Andaj, kjo sfidë mbart në vetvete rreziqe nga më të ndryshmet. Megjithatë, për sa kohë që Barça nuk ka humbur në “Stamford Bridge” (1-2 në vitin 2006 dhe 1-1 në vitin 2009), ajo ka mbërritur në finale dhe është shpallur kampione e Europës.
Chelsea është një ekip që gëzon rikthimin e rezultatit dhe intensitetin. Nëse diçka nuk e pranon Conte, kjo është mungesa e pasionit. “Nëse kam për të shkuar në një luftë, unë do të shkoja me të”, – thotë Arturo Vidal, i cili e njeh mirë trajnerin italian që nga koha e tij te Juventusi. Conte nuk luan për t’u argëtuar.
Aq më pak sonte, kundër Barcelonës dhe Messit. Një betejë e plotë e pret ekipin katalanas. Incidenca e tij si trajner në ndeshjen ndaj Barçës është e ngjashme me atë të Hazard si futbollist te Chelsea. Belgu jeton pjekurinë e tij të veçantë në futboll. Ai e organizon shumë lojën e bluve, tërheq rivalët, shënon gola. Loja kërkon lojtarë të tillë me personalitet në një ndeshje si kjo. Barcelona e di se ka nevojë për të shënuar një gol në “Stamford Bridge”. Ne do të duhet të shohim se çfarë versioni propozon Valverde. Paulinho, Aleix Vidal dhe André Gomes konkurrojnë për një vend në ekip.
Sfida e madhe e ekipit të Barcelonës do të jetë largimi i ritmit të Premier League, i imponuar nga Chelsea. Për këtë, Barça pritet të rreshtohet me modulin 4-4-2, që e ka bërë më solide këtë sezon. Nuk do të jetë e lehtë në një lojë që pritet të jetë shumë fizike dhe për të cilën Chelsea është duke u përgatitur me javë të tëra.
Ernesto Valverde. Nuk ka asnjë trajner tjetër në historinë e Barcelonës, i cili e ka filluar La Liga-n pa e njohur humbjen në 24 javët e tij të para. Tekniku në fjalë e mposhti startin më të mirë, si i pamposhtur, të Pep Guardiolës, me 21 ndeshje në sezonin 2009-2010. Duke vënë së bashku edhe të shtatë fitoret e skuadrës së Luis Enrique në kampionatin e shkuar, klubi katalanas ka tashmë 31 ndeshje pa humbur, shifër e barabartë me rekordin historik të “Pep Team” në sezonin 2010-2011.
Megjithatë, Barcelona e Valverde gjendet edhe para një sfide tjetër. I pamposhtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, me një balanc prej katër fitoresh dhe dy barazimesh, “Txingurri” u çiftua në dhjetor me legjendat e kampit të “Camp Nou”, si Helenio Herrera dhe Rinus Michels. Të dy mbetën pa u mundur në gjashtë angazhimet e tyre të para të Kupës së Europës, derisa u thyen në të shtatën, në të dyja rastet. Në rastin e Herera, disfata e parë ishte në “Chamartín”, kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve (3-1), pa Ladislao Kubala, i lënduar.
Në sfidat e mëpasshme për Valverden shtrohet rruga e pushtimit të Ligës së Kampionëve pa humbur asnjë ndeshje. Me Barçën, vetëm Frank Rijkaard fitoi 9 fitore dhe mori 4 barazime në 13 ndeshjet e edicionit 2005-2006.
Valverde, Si Herrera dhe Michels, start me 6 ndeshjet e para të Champions-it, pa humbje
VALVERDE (2017-2018)
(J-1) FCB-Juventus 3-0
(J-2) Sporting-FCB 0-1
(J-3) FCB-Olympiacos 3-1
(J-4) Olympiacos-FCB 0-0
(J-5) Juventus-FCB 0-0
(J-6) FCB-Sporting 2-0
MICHELS (1974-1975)
(1/16 vajtje) VOEST Linz-FCB 0-0
(1/16 kthim) FCB-VOEST Linz 5-0
(1/8 vajtje) Feyenoord-FCB 0-0
(1/8 kthim) FCB-Feyenoord 3-0
(1/4 vajtje) FCB-Atvvajtjebergs 2-0
(1/4 kthim) Atvvajtjebergs -FCB 0-3
* Humbja e parë (gjysma, vajtje)
Leeds United-FCB 2-1
HERRERA (1959-1960)
(1/16 vajtje) CDNA Sofía-FCB 2-2
(1/16 kthim) FCB-CDNA Sofía 6-2
(1/8 vajtje) Milan-FCB 0-2
(1/8 kthim) FCB-Milan 5-1
(1/4 vajtje) FCB-Wolverhampton 4-0
(1/4 kthim) Wolverhampton-FCB 2-5
* Humbja e parë (gjysma, vajtje)
Real Madrid-FCB 3-1
Diskutime rreth kësaj post