Në Shqipëri dhe në gjithë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore të shkurtra me diell dhe reshje lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta.
Nga e premtja na pret mot kryesisht i thatë për shkak të ardhjes së masave ajrore krejtësisht të thata anticiklonike, por ende mund të ketë rrebeshe shiu në jug-qendër të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoni.
Nga fundjava më shumë diell dhe rritje graduale e temperaturave ditore.
Diskutime rreth kësaj post