Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat pritet të kenë një rënie, ndërsa nuk priten reshje shiu.
Më poshtë, keni parashikimin e motit për të mërkurën:
Reshjet
Të mërkurën nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31°C
në vendet e ulëta: 21 / 32°C
në vendet malore: 14 / 29°C
Era
Të mërkurën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare
Zjarret në pyje
Të mërkurën pritet nivel rreziku ‘i moderuar’ në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës pritet nivel rreziku ‘i ulët’, ndërsa në qarqet Kukës dhe Dibër ‘s’ka rrezik’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Diskutime rreth kësaj post