Kjo e hënë ka nisur me diell dhe mësohet se e gjithë java do të jetë e tillë megjithëse herë pas here do të ketë vranësira të pakta.
Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb parashikon se në mesjavë pritet rritje graduale e temperaturave, megjithatë mëngjeset dhe darka do të jenë disi më të ftohta.
“Dita e sotme ka nisur me diell dhe parashikohet që kjo javë do të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të motit të kthjellët dhe herë pas here do të ketë kalime të vranësirave të lehta. Fundjava do të mbetet në mbizotërimin e motit.
Përsa i përket temperaturave të ajrit mëngjesit mbeten të freskëta pasi vlerat minimale do të jenë -3 gradë celcius në zonat malore. E marta dhe e mërkura sjellin rritje të lehtë graduale të temperaturave duke bërë që vlerat maksimale të luhaten në 15-16 gradë celcius. Vetëm mëngjeset dhe mbrëmjet janë disi të ftohta ndërsa mesdita është e ngrohtë.”, u shpreh Bani.
Diskutime rreth kësaj post