Producenti dhe prezantuesi i njohur , Ardit Gjebrea na ka surpizuar teksa ka zbuluar emrin e prezantueses që do e shoqërojë në “Këngën Magjike”. Bëhet fjalë për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar, Marsela Çibukaj. Arditi ka ndarë një foto në Instagram me të ku ka dhënë edhe lajmin.
“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibulaj mbi të gjitha – artiste!”, shkruan ai në postim.
Më pas ka qenë Marsela ajo që ka reaguar menjëherë duke shprehur mirënjohje e duke e cilësuar prezantimin e “Këngës Magjike” një ëndërr të bërë realitet.
“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo ‘Kënga Magjike 2021’ për mua”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post