Ambasadorja Yuri Kim është surprizuar në vizitën e saj në Voskopojë, pasi ka takuar qytetarë të tjerë amerikanë që kishin ardhur në Shqipëri nga qytete të ndryshme si Teksas, Uashington dhe Kalifornia.
Ajo i ka përshëndetur e entuziazmuar, teksa shprehet se shpreson që shumë qytetarë të tjerë amerikanë të vijnë dhe të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë dhe historinë e saj unike.
Postimi i Yuri Kim:
“Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në Voskopojë! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën Shqipërinë. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të Shqipërisë”, shkruan ambasadorja.
Video:
Diskutime rreth kësaj post