Gjatë fundjavës përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm. Ditën e shtunë, vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e të dobëta shiu. Në pjesën tjetër të vendit, do të mbizotërojnë orët me diell. Po kështu, edhe të dielën do të ketë mot me diell e vranësira kalimtare të larta shtresore.
Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2. Temperaturat do të pësojnë ndryshime gjatë ditës si më poshtë. Dëshirojmë për ju një fundjavë të bukur në magjinë e vjeshtës së artë!
Diskutime rreth kësaj post