Rajoni i Mesdheut është prekur nga masa ajrore te nxehta dhe të thata duke bërë që gjatë kesaj fundjave Italia jugore dhe Greqia të përjetojne vlera mbi 39 gradë celcius.
Për sa i përket vendit tonë do të jetë në periferi të valëve të të nxehtit afrikan, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu do të ketë rritje të vlerave termike , ku maksimumet do të shkojnë në 38-39 gradë celcius që janë vlera 4-5 gradë më te larta se vlerat normale, informon meteoalb.
Fillim java sjell rënie të lehtë të vlerave termike si pasojë e vranësirave të pakta të cilat do të zhvillohen gjatë orëve të mesdites duke sjell rreshje të izoluara në zonat veriore dhe lindore. Ndërsa bregdeti do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike.
Diskutime rreth kësaj post