Moti për këtë javë që vjen pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare, ku priten jo vetëm ditë me reshje shiu por madje dhe reshje dëbore, si dhe rënie të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.
Në fillim të javë, moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër, në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura dëbore, përcjell SHMU.
Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu, me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobëta do të jenë në formën e dëborës.
Diskutime rreth kësaj post