Japan Airlines ka vendosur të dhurojë 50.000 bileta falas për turistët ndërkombëtarë verën e ardhshme. Dhurata synon të inkurajojë turistët të vizitojnë zonat më pak të vizituara të Japonisë.
Për të fituar biletat falas, udhëtarët duhet të jenë regjistruar jashtë Japonisë në programin e shpeshtë të fluturimin Mileage Bank. Gjithashtu ata nuk do e dinë ku do udhëtojnë deri disa ditë pasi të aplikojnë.
Linja ajrore do të rekomandojë katër destinacione lokale për të zgjedhur, duke fluturuar jashtë aeroportit Haneda në Tokio, ose aeroportet Itami dhe Kansai të Osakas.
Familjarë dhe miq që udhëtojnë së bashku mund të aplikojnë si grup deri në katër persona dhe aplikantët do të marrin rezultatin brenda tre ditëve nga aplikimi.
Më shumë detaje në lidhje me dhuratat e JAL do të publikohen në fillim të janarit dhe aplikimet hapen në fund të shkurtit.
Diskutime rreth kësaj post