Dita e Mërkurë parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore vranësirat pritet të pasohen nga reshje të dobëta shiu dhe bore.
Era pritet të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -1 deri 5°C
në zona e ulëta 0 deri 13°C
në zona bregdetare 4 deri 13°C
Diskutime rreth kësaj post