Moti duket se do të na vazhdojë të na surprizojë për ditët në vijim. Edhe pse jemi në janar, duket se do përjetojmë temperaturat e stinës së pranverës.
Ditën e sotme ka qenë shumë ngrohtë dhe moti i tillë do vijojë edhe për nesër e në ditët e para të kësaj jave.
Të paktën kështu bën me dije “Metoalb”, ku njofton se maksimumi në zonat malore do të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.
MOTI NE VIJIM:
E hëna dhe e marta do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira të shpeshta por nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit SOT kanë shënuar maksimalisht 19.9°C në zonat Jugperëndimore; por edhe e hëna dhe e marta, sjellin rritje të lehta të temperaturave si gjatë orëve të mëngjesit ashtu edhe në mesditë duke bërë që maksimumi në zonat malore të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.
Diskutime rreth kësaj post