Artur Meçollari, i larguar nga ushtrua në vitin 2012, është një ndër emrat e grupit negociator që ka zgjedhur ministria e Jashtme për negociatat me Greqinë.
Mirëpo, jashtë dyerve të Parlamenetit, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë.
Ai ka denoncuar vendosjen në krye të grupit të negociatorëve për paktin e detit me Greqinë të një ish-spiuni.
“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negociimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHISH të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të prokurorisë së përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Meçollari, diçka e kësaj natyre siç ka të drejtë çdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale.
Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por politiko diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korçë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja.
Ky përbën një superskandal se jam i sigurt që marrëveshja është bazuar ne hartat dhe vizatimet e këtij spiuni qe nuk ka interesa kombëtare, por vetëm interesa te vendit që i shërben”.
Sipas tij, shume nga emrat e bere publik qe jane ne grupin e negociatoreve, kane lidhje shumë të dyshimta. Por Berisha nënvizoi se kjo është më e rëndë se sa tradhëtia ndaj vendit.
Për fatin tonë të keq sot për herë të parë në histori në krye të forcave detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga flota dhe nga forcat detare sa merrni vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin, është i respektuar s’kam asgjë personalisht se nuk e njoh, por s’mund të emërohet kurrë në krye të flotës një njeri që s’ka asnjë lidhje me detin. Ko është të tallesh e të përqeshësh. Kjo është të përgatitësh ekipin e dorëzimit të detit, të territorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Adriatikut”, – ka pohuar Berisha.
Diskutime rreth kësaj post