Lazio ka befasuar kampionët e Juventusit, duke triumfuar në Superkupën e Italisë.
Një ndeshje e dominuar thuajse totalisht nga lacialët. Immobile ishte autor i dy golave për Lazion, ndaj një Juventusi inekzistent në fushën e lojës.
Edhe pse Lazio kishte shënuar dy herë, deri në minutën e 84, portieri Strakosha nuk ishte shqetësuar asnjëherë nga bardhezinjtë. Por në një goditje dënimi, i përhershmi Dybala shkurtoi diferencën. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Juventusi fiton një 11-metërsh dhe sërish argjentinasi mposht Strakoshën.
Megjithatë, ky takim nuk do të kishte shtesë prej 30 minutash, pasi Murgia shënoi golin e triumfit për Lazion, duke i siguruar bardhekaltërve trofeun e parë sezonal.
Diskutime rreth kësaj post