Në Itali është zhvilluar një tjetër operacion antigrogë, ku janë vendosur në pranga disa shqiptarë.
Në këtë aksion është sekuestruar rreth 440 kg drogë e llojit hashash dhe 10 kg heroine, ndërsa mediat italiane raportojnë se janë arrestuar 16 shtetas shqiptarë. Lenda narkotike sipas burimeve të policisë italiane transportohej nga Italia drejt Zvicrës.
Sipas mediave italiane droga vinte nga Shqipëria në Itali ndërkohë që ështe arrestuar e gjithë banda. Policia Financiare e komandës provinciale Milano ka bërë publik njoftimin për finalizimit e hetimit të lëshuar nga prokurori publik i Republikës Como kundër 17 personave të hetuar në mënyra të ndryshme, për trafik droge.
Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i republikës Como, Nicola Piacente, dhe zëvendës prokurori Antonio Nalesso, kanë zbuluardërgesat e drogës disa në Itali dhe Zvicër, dhe janë arrestuar në flagrancë 16 persona dhe është konfiskuar rreth 440 kg marihuanë, e rreth 10 kg heroinës dhe rreth 200 kg substancës e për perzirjen e heroinës
Gjatë hetimit, të kryer nga Policia Financiare e Milanos, u konstatua se të dyshuarit, të gjithë shqiptarët kanë importuar drogë nga Shqipëria për rishitje, tjetërsim në Itali dhe Zvicër, duke përdorur procedurat e fshehta të komunikimit dhe lidhjeve për të fshehur trafikun. Aksioni është në vijim e sipër.
Diskutime rreth kësaj post