Sekuestrimi i mbi 400 mijë eurove në shtëpinë ku jetonte pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, ka ardhur pasi dyshja janë përgjuar në qelitë e paraburgimit. Pas arrestimit, gazetari Elton Qyno shkruan se ata janë lënë bashkë në qeli, qëllimisht, në mënyrë që të flisnin dhe grupi hetimor të siguronte të tjera informacione. Pas regjistrimit të kësaj bisede, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin dhe ka gjetur paratë në tubin e aspiratorit.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese.
Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
Diskutime rreth kësaj post