Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të tij nëpër Shqipëri, është ndalur në Dvoran të Korçës ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët.
Rama tha se qeveria shqiptare ka rritur fondet për bujqësinë dhe se sot fshati në Shqipëri është një realitet tjetër, ndryshe nga gjysmë të vërtetat apo gënjeshtrat që dalin në ekrane televizionesh.
“Më vjen shumë mirë që jemi në Korçë se e kam përmendur shpesh shembullin e Korçës, ku janë të dyja anët e medaljes. Njëra anë e medaljes ajo e atyre që dalin në rrugë për të hedhur mollët është bërë publike përmes pasqyrave të deformuara të televizorëve që gjysmë të vërtetat që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha i kanë bërë ushqimin e përditshëm të popullit tonë. Sepse e vërteta e plotë është tjetër. Ata fermerë që hedhin mollët nuk janë aktorë, janë njerëz realë, janë fermerë që përpiqen por që dështojnë, por kjo është njëra pjesë e të vërtetës. Pjesa tjetër janë shumë herë më tepër sesa ata që prodhojnë, grumbullojnë dhe eksportojnë mollën përveçse e shesin dhe tregun e brendshëm. Pasqyrimi i vëtëm gjysmë të vërtetës prodhon një gënjeshtër të madhe ku sipas tyre Shqipëria është e braktisur. Kjo është gënjeshtër e madhe sepse bujqësia sot është si asnjë vit e asnjë ditë më parë se deri më sot, por patjetër në raport me aty ku duam të arrijmë jemi ende në hapat e parë pas një ringritjeje”, tha Rama.
Ndërkohë kryeministri theksoi se falë mbështetjes së qeverisë shqiptare sot inflacioni në vend është më i ulët se në vendet e rajonit.
Ai tha se qeveria është zotuar për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe kjo vihet re në fatura, ku 20% e pagujnë qytetarët dh 80% shteti.
“Këtu kamë disa fakte, aktualisht bujqësia shqiptare është ajo që ka pasur nivelin më të qëndrueshëm në vendet e rajonit, dhe nivelin më të lartë të sektorit. Duke qenë se jemi të përfshirë në Ballkanin e Hapur edhe për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët me tregje shumë të aksesueshme, nëse Shqipëria ka patur 1.5% rritje, Maqedonia ka pasur vetëm plus 01%. Sipas BB-së, flas për raportin e shtatorit e cila ka bërë një analizë të efekteve të krizës, Shqipëria ka nivelin e inflacionin e produkteve ushqimore më të ulëta se të gjithë vendet e rajonit. Rritja e çmimit të produkteve ushqimore në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes në të gjitha vendete tjera të rajonit. Këto janë fakte dhe jo opinione. Fakte që lidhen me fuqizimin e sektorit dhe politikën e qeverisë shqiptare për të mos ngarkuar konsumatorin familjar me barrën e re të çmimit të energjisë, për ta mbajtur çmimin e energjisë aty ku ishte, duke financuar nga buxheti pjesën tjetër,. Në faturën e energjisë që ju vjen juve në shtëpi familjet paguajnë vetëm 20% të çmimit, 80% i paguan buxheti i shtetit, kjo ka bërë që inflacioni të mbahet më në kontroll se sa në vendet e tjera. Është e rëndësishme të ndaj me ju që Bujqësia këtë vit është mbështetur me fondin të lartë të mbështetur ndonjëherë, është 50% më shumë se fondi i miratuar në fillim të vitit, për të mos i lënë fermerët vetëm”, tha Rama.
Po ashtu kryemisnitri shtoi se Shqipëria po punon dyfishin e tokës bujqësore edhe pse ka ende copa djerr, për të cilat ai shtoi se qeveria po punon për të vendosur një super taks.
Diskutime rreth kësaj post