Në sistemin e drejtësisë janë jo pak gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse dhe që ndër vite ua kanë mbyllur gojën atyre që do të duhej t’ju kërkonin llogari.
Aktualisht, tërmet pritet të shkaktojë procesi i Vettingut për disa nga njerëzit e e gjyqësorit dhe prokurorisë që posedojnë pasuri të paluajtshme të deklaruara dhe para në banka.
Burime të panumërta të ardhurash, jetë luksoze dhe fëmijë që i shkollojnë jashtë shtetit, janë deklaruar nga një kategori jo e vogël, gjyqtarësh dhe prokurorësh.
Pas zbardhjes së pasurisë të disa prej drejtuesve të Prokurorisë, CNA.al sjell pasurinë e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Ky i fundit është emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë me datë 24.03.2013. Tashmë ai ka 5 vite në krye të kësaj gjykate, por përveç kësaj ai kryen edhe shumë punë të tjera.
Kështu, në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, për vitin 2016, vërehen shumë burime të ardhurash. Më saktësisht, sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, në vitin 2016 ka përfituar të ardhura nga 13 burime.
Zaganjori ka deklaruar 2.017 000 lekë të ardhura për vitin 2016 nga paga si kryetar i Gjykatës së Lartë, të ardhura si anëtar i KLD, si pjesë e bordit drejtues të magjistraturës dhe të ZABGJ.
Gjithashtu ai ka deklaruar, se nga angazhimi në mësimdhënie, udhëheqje masteri dhe doktorature në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin e Studimeve Evropiane, ka përfituar shumën 1.191 000 lekë, nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Luarasi, ka përfituar shumën 263. 540 lekë, nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë, ka përfituar 298 euro dhe 155. 000 lekë, nga shitja e librit ka përifituar 191.100 lekë, nga botimi i librit ‘ Menschenrechte in Ost und Mittel Europa’ si dhe tryeza e organizuar për gjykimin administrativ nga IRZ, ka përfituar 380 euro.
Bashkëshortja, e tij Neriman Zaganjori, ka përfituar nga puna si notere, 1. 543 000 lekë. Më tej Zaganjori ka deklaruar 4 llogari bankare të bashkëshortes së tij.
Kështu, bashkëshortja, Neriman Zaganjori, gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë i ka në shumat 7 924 lekë, 27 000 lekë, 800 lekë si dhe të të ardhurat nga interesat e depozitës në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 104 972 lekë.
Zaganjori ka deklaruar të ardhura nga interesat vjetore të shumës së investuar në obligacione, 243 695 lekë, gjendjen e kartës së kreditit Premium në një bankë të nivelit të dytë, 291 000 lekë si dhe gjendjen e kartës së kreditit normale në një bankë të nivelit të dytë, 169 607 lekë.
Gjithashtu, Zaganjori ka deklaruar 1. 764 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një bodrumi si dhe një llogari bankare 10 210 euro.
Ndërsa, djali, Renis Zaganjori, ka të ardhura nga paga vjetore neto në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, 1. 439 482 lekë, ka të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Tiranës, 34. 608 lekë, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin ‘Luarasi’, 556. 144 lekë si dhe të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit në Durrës përmes AIRBNB, 1. 281 euro. Ndërkaq gjendja e llogarisë bankare e Renis Zaganjorit, në një bankë të nivelit të dytë, tërhequr nga llogaria në lekë dhe konvertim në euro i të ardhurave nga mësimdhënia e paga është shtuar me 7291 euro.
Zaganjori ka deklaruar edhe gjendjen e llogarisë bankare të djalit tjetër Merlind Zaganjori në Deutsche Bank, kaluar nga prindërit për studime në Gjermani në shumën 13. 700 euro.
Referuar të dhënave të marra nga Open Spending Albania, më poshtë po sjellim pasurinë e Zaganjorit që nga viti 2012 deri ne vitin 2015.
Në vitin 2012, Zaganjori ka deklaruar, pagën neto si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese 2 052 336 lekë, të ardhura në vlerën 2 507 000 lekë nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Institutin Europian dhe Shkollën e Magjistraturës, të ardhura në vlerën 15 000 euro nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës, të ardhura në vlerën 192 000 lekë nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi,të ardhura në vlerën 3 320 euro nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 257 000 lekë nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 9 000 lekë për seminar në Institutin e Medias.
Gjithashtu ai ka deklaruar të ardhurat, marrë nga qiraja e ambienteve të zyrës dhe bodrumit në shumën 480 000 lekë, pjesë e regjimit martesor, të ardhura nga libri “Jurisprudencë dhe Praktikë Ndërkombëtare” në vlerën 112. 000 lekë, të ardhurat e bashkëshortes Neriman Zaganjori, interesa bankare në vlerën 296 000 lekë, të ardhura si notere 850 000 lekë si dhe detyrime të paguara në vlerën -17 500 paund për studimet Master në Londër të djalit Renis Zaganjori.
Përgjatë vitit 2013, ai ka deklaruar, pagën neto si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si Kryetar i Gjykatës së Lartë në shumën 2. 042 000 lekë, të ardhura në vlerën 1 703 000 lekë nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Institutin Europian dhe Shkollën e Magjistraturës dhe Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit, të ardhura në vlerën 17. 000 euro, nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës të ardhura në vlerën 126 000 lekë, nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi, të ardhura në vlerën 1 985 euro, nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 202 500 lekë, nga bashkëpunimi me fondacione të huaja, të ardhura në vlerën 119 000 lekë, nga anëtarësia në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe të ardhura nga libri “Jurisprudencë dhe Praktikë Ndërkombëtare” në vlerën 120 000 lekë.
Më tej, Zaganjori ka deklaruar interesa bankare në vlerën 203 euro nga depozita në valutë, interesa bankare në vlerën 1 690 euro nga depozita në valutë, interesa bankare në vlerën 50 000 lekë nga depozita në bankë të nivelit të dytë.
Përfitimet nga qiraja në vitin 2013 kanë qenë në vlerën 432 000 lekë.
Ndërsa, bashkëshortja Neriman Zaganjori, ka të ardhura si notere 943 000 lekë, interesa bankare në vlerën 280 000 lekë, interesa bankare në valutë në vlerën 333 euro.
Djali, Mirlind Zaganjori ka interesa bankare në vlerën 40 000 lekë, ndërsa ka përfituar nga paga si specialist në Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit 247. 328 lekë.
Po në këtë vit, janë deklaruar, detyrime të paguara në vlerën 7 500 paund për studimet Master në Londër të djalit Renis Zaganjori.
Ndërsa në vitin 2014 Zaganjori ka deklaruar të paktën 18 burime, prej të cilave ka marrë të ardhura.
Kështu ai ka deklaruar të ardhura nga paga neto si kryetar i Gjykatës së Lartë, 1 896 000 lekë, të ardhura nga mësimdhënia, udhëheqja master dhe dr. në Fakultetin e Drejtësisë, në Shkollën e Magjistraturës, 954 000 lekë, të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Evropian dhe Universitetin “Luarasi”, 2 050 euro, të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Evropian dhe Universitetin “Luarasi”, 291 000 lekë, të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Aire Centre, 1.235 euro, të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Aire Centre, 90 000 lekë, të ardhura nga anëtarësia në KLD dhe ZABGj, 180 200 lekë, të ardhura nga interesat bankare, 2 065 lekë, të ardhurat nga interesat bankare 670 euro, të ardhura nga interesat bankare, 3 980 euro, të ardhura nga qiraja e bodrumit, 1764 000 lekë, pjesa takuese 50 %, si dhe të ardhura nga shitja e libri, 110 000 lekë.
Ndërsa, bashkëshortja, ka deklaruar të ardhura nga puna si notere, 774 000 lekë, të ardhura nga interesat bankare, 325 000 lekë, të ardhura nga interesat bankare 330 euro, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, l64 000 lekë, 12 000 lekë si dhe 1 800 lekë.
Djali, të ardhura nga interesat bankare, 17 890 lekë, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 300 000 lekë, 1650 euro, s gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 650 000 lekë, pjesa takuese 50 %, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 21000 euro, pjesa takuese 50 % .
Po tek kategoria e të ardhurave të djalit ka deklaruar, gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 000 euro, dhënë nga prindërit për studime në Mynih (Gjermani), pjesa takuese 50 %, pagën në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, 965 000 lekë, gjendja e kartës së kreditit në një bankë të nivelit të dytë, 328 470 lekë si dhe gjendjen e kartës së kreditit në një bankë të nivelit të dytë, 129 540 lekë.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në deklaratën e interesave për vitin 2015, ka deklaruar të ardhura të shumta nga qiratë, llogaritë rrjedhëse, fondacionet dhe sidomos nga mësimdhënia në disa fakultete.
Paga neto si Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe pagesa për shkak të funksioneve në KLD, Shkolla e Magjistraturës dhe Zyra e Administrimit Gjyqësor në vlerën 2 063 000 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja e temave master në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës dhe në Institutin e Studimeve Evropiane 718 000 (shtatëqind e tetëmbëdhjetë mijë) lekë.
Mësimdhënie dhe udhëheqje tema shkencore në Universitetin Europian 170 euro dhe Universitetin Luarasi 232 000 lekë.
Bashkëpunime me fondacionin Hanns Seidel 390 (treqind e nëntëdhjetë) euro dhe Institutin e Studimeve Politke në Tiranë 232 000 (dyqind e tridhjetë e dy mijë) lekë.
Bashkëshortja të ardhura nga interesa bankare 133 280 (njëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë) lekë, interesa depozitë bankare 100 euro.
Të ardhura nga qira prone 1 764 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit, e drejtë autori 190 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Meriman Zaganjori të ardhura nga puna si notere 1 430 000 lekë.
Djali, Renis Zaganjori 5 000 euro shtesë llogarie e përfituar nga dhurime të afërm dhe një skemë kursimi e llojit hap pas hapi 415 000 lekë plus llogari 376 000 lekë.
Djali, Renis Zaganjori paga neto në Agjensinë e Sigurimit të Depozitave 1 302 000 (një milion e treqind e dy mijë lekë.
Djali, Renis Zaganjori të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Tiranës 50 000 lekë.
Djali, Renis Zaganjori të ardhura nga mësimdhënia në universitetin Luarasi 323 000 lekë.
Blerë me shumë totale të depozitave të mëparshme vlera prej 6 100 000 lekë Obligacione me afat maturimi në 2017.
Kalim në llogarinë e djalit i cili studion në Gjermani shuma 9 000 euro dhe 1 500 euro të tjera janë transferuar në llogarinë e djalit nga të afërm të familjes./CNA.al
Diskutime rreth kësaj post