Wshtë zbuluar emri i personit që u arrestua mesditën e sotme në Tiranë gjatë një operacioni të RENEA dhe FNSH që tërhoqi jo pak vëmendjen e qytetarëve.
Mësohet se i arrestuari është Braush Bregu, 33 vjeç, i lindur në Shkodër, i cili akuzohet si autor i disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin verior.
Bregu gjithashtu është dënuar me katër vite heqje lirie për armë mbajtje pa leje dhe kultivim të lendëve narkotike.
Njoftimi i policisë
Operacion për kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Finalizohet me sukses operacioni policor “Kompleksi”
Kapet dhe arrestohet një pjestar i një grupi kriminal.
Arrestohet edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit
Operacioni nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Operacioni u zhvillua në lagjen “Komuna e Parisit”, Tiranë, ku në një banesë të marrë me qera u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:
Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër.
Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Po gjatë operacionit u arrestua ne flagrance dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Diskutime rreth kësaj post