Sezoni turistik në javën e parë të muajit shtator ka sjellë këtë të diel në Portin e Durrësit kroçierën “Seven seas vojager” me flamur nga Bahamasi, që ka 694 pasagjerë turistë amerikanë dhe kanadez.
Prefekt i Durrësit, Roland Nasto tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), se qyteti i Durrësit është mbushur sot me turistët që kanë mbërritur me kroçierën “Seven seas vojager”. Në grupe të ndryshme ata po vizitojnë vendet historike dhe qytetin antik bregdetar të Durrësit, ndërsa disa gupet të tjera janë nisur për të vizituar qytetin e Krujës, shkruan atsh.
Kroçiera “Seven seas vojager” është e gjatë 208 metër e gjerë 28.8 metër dhe lartësi rreth 56 metër. Ajo ka një ekuipazh prej 462 personash në bordin e saj.
Ajo niset nga porti i Durrësit sot në orën 18:00. Nasto tha se, në Portin e Durrësit këtë sezon turistik kane ardhur disa kroçiera me turistë të shumtë që kanë vizituar qytetin e Durrësit, trend i cili po vazhdon akoma edhe gjatë këtij fillim muaji shtator.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post