Pas mbylljes së kufirit të saj jugor nga ana e Maqedonisë, është Shqipëria ajo që rrezikohet nga fluksi i emigrantëve. Kështu shkruan në një artikull Louise Callaghan i së përditshmes britanike “Sunday Times”.
Pavarësisht se shqetësimi për ardhjen e një fluksi emigrantësh në dimër dhe përfshirjen e Shqipërisë në të, ka qenë një lajm që vetë Kryeministri Rama, pas minisamitit të Brukselit, e ka cilësuar si me pak gjasa, e përditshmja britanike e ka ringritur edhe një herë këtë shqetësim.
Gazeta britanike e ngre sërish këtë shqetësim, duke theksuar se Shqipëria rrezikohet nga fluksi i emigrantëve për shkak se Maqedonia ka vendosur kontrolle të ashpra në territorin e saj.
“Ne do të kthejmë tre ish-qendra ushtarake në vende pritjeje për emigrantët”, është shprehur Shemsi Prenci, drejtor i emergjencave civile pranë Ministrisë së Brendshme për britanike “Sunday Time”.
“Nëse nuk do të jetë e pamundur të ndalim fluksin, do t’i akomodojmë emigrantët në disa hotele shtetërore që janë përdorur për pushimet e ushtarakë në bregdetin shqiptar”, shton ai.
Diskutime rreth kësaj post