Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Odise Roshi, është bërë baba për herë të parë. Ai ka ndarë mëngjesit e sotëm në “Instagram” lajmin e mirë me ndjekësit. “Mirë se erdhe në këtë botë, engjël i vogël”, shkruan fillimish 30 vjeçari, teksa më poshtë ka zbuluar edhe emrin e veçantë të të birit.
“Të dua Rois“, shkruan ai në postimin ku shihet dora e të voglit, Odises dhe bashkëshortes.
Kujtojmë se Odise Roshi i dha fund beqarisë në muajin shtator të 2020. Në një ceremoni private ai dhe partnerja e tij, e panjohur për publikun, kurorëzuan dashurinë në martesë. E një vit pas dasmës ata janë bekuar me djalin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post